Home > Uncategorized > Komandanti izraelit për sulmin ajror në Jemen: Jemi të aftë të bëjmë shumë më tepër

Komandanti izraelit për sulmin ajror në Jemen: Jemi të aftë të bëjmë shumë më tepër

//
/
Comments are Off

Kreu i Forcës Ajrore Izraelite, gjeneral Major Tomer Bar, tha se sulmet ndaj vendeve të kontrolluara nga Houthi në Jemen tregojnë se çfarë Izraeli është “i aftë të bëjë… dhe shumë më tepër”.

“Ne sapo pamë një demonstrim të dukshëm të asaj që jemi të aftë të bëjmë, dhe jemi të aftë të bëjmë shumë më tepër”, u shpreh ai, transmeton klankosova.tv.

Siç shkruan bbc, Izraeli thotë se ka goditur objektiva Houthi në aeroportin ndërkombëtar të Sanaa-s, dy stacione energjie dhe porte kyçe.

Sipas transmetuesit të drejtuar nga Houthi, Al Masirah, të paktën tre persona janë vrarë nga sulmet dhe rreth 11 janë plagosur.

The post Komandanti izraelit për sulmin ajror në Jemen: Jemi të aftë të bëjmë shumë më tepër appeared first on Klan Kosova.

Verified by MonsterInsights