Atalanta e Berat Gjimshitit e ka marrë kreun e tabelës në Serie A.
Mjaftoi një barazim 1-1 me Lazion në udhëtim që Atalanta të ngjitet në pozitën e parë me 41 pikë, një më shumë se Interi që ka një ndeshje më pak të zhvilluar.
Lazio ishte në epërsi që në minutën e 27-të të takimit me Dele-Bashirun, kurse Breascianini barazoi shifrat në 1-1 tek në minutën e 88-të.
Aktualisht, Lazio gjendet në pozitën e katërt në tabelë me gjashtë pikë më pak se Atalanta.
The post Atalanta ngjitet në krye të Serie A appeared first on Klan Kosova.