Një këmbësor është goditur nga një veturë në rrugën “Bill Clinton” në Prishtinë.
Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Si pasojë e aksidentit është lënduar këmbësori i cili është dërguar për tretman mjekësor”, tha Ahmeti për Klankosova.tv.
Më tej, ajo tha se me rastin po merret njësiti i trafikut, teksa nuk dha detaje për gjendjen e të lënduarit.
The post Këmbësori goditet nga vetura te “Bill Clintoni” appeared first on Klan Kosova.