Ka mjaftuar një gol i shënuar nga Giacomo Raspadori, që Napoli t’i arkëtojë 3 pikë ndaj Venezias.
Me këtë triumf, “napoletanët” ndajnë pozitat 1 dhe 2 me Atalantan e Berat Gjimshitit, me nga 41 pikë të grumbulluara, raporton Klankosova.tv.
Pas tyre me një pikë më pak, ndjek kampioni aktual i Italisë.
Megjithatë, Inter ka edhe një ndeshje për ta zhvilluar, ndaj Fiorentinës, e cila ishte ndërprerë kur futbollisti Edoardo Bove kollapsoi në fushë.
Nëse ekipi i Kristjan Asllanit e fiton atë takim të mbetur, do të rreshtohet i pari në Serie A.
The post Pas fitores ndaj Venezias, Napoli i Rrahmanit kap kreun appeared first on Klan Kosova.