Home > Uncategorized > Suspendohet zyrtari policor nga Graçanica pasi ushtroi dhunënë familje

Suspendohet zyrtari policor nga Graçanica pasi ushtroi dhunënë familje

//
/
Comments are Off

Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) bën të ditur se e ka arrestuar të martën një zyrtar policor nën dyshimin se i njëjtit ka kryer veprën penale “dhunë në familje”.

Në njoftimin e IPK-së thuhet se informacioni u pranua nga Policia e Kosovës  lidhur me dyshimin së një zyrtar policor në Graçanicë ka kryer veprën penale dhunë në familje.

“Rasti është raportuar të ketë ndodhur dje në orët e pasdites në Graçanicë. Pas disa veprimeve fillestare hetimore është konsultuar edhe prokurori kompetent dhe zyrtarit policor me vendim të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë”, thuhet në njoftim.

Tutje, shtohet se lidhur me rastin e njëjtë, si pjesë e procedurave administrative dhe hetimore, zyrtari policor është suspenduar.

Në raportin 24-orësh të policisë është raportuar për një rast të dhunës në familje, ku thuhet një burrë e sulmoi fizikisht gruan e tij në Graqanicë, rreth orës 15:35 pranuar tretman mjekësor. /Klankosova.tv

The post Suspendohet zyrtari policor nga Graçanica pasi ushtroi dhunënë familje appeared first on Klan Kosova.

Verified by MonsterInsights