Home > Uncategorized > Një dekadë nga sulmi, Charlie Hebdo riaktivizon frymën e satirës antireligjioze

Një dekadë nga sulmi, Charlie Hebdo riaktivizon frymën e satirës antireligjioze

///
Comments are Off

Pikërisht 10 vjet pas sulmit të armatosur xhihadist që vrau shumicën e stafit redaktues të tij, Charlie Hebdo i Francës ka publikuar një numër special për të treguar se kauza e tij ende është në jetë.

7 janari i vitit 2015 shënoi fundin e naivitetit të çdo lloji për kërcënimin nga islamizmi militant, duke i dhënë fund me gjakderdhjes.

Vëllezërit Said dhe Cherif Kouachi hynë në një mbledhje në zyrat e revistës satirike në Paris, duke vrarë katër nga karikaturistët e saj më të njohur: Cabu, Wolinski, Charb dhe Tignous.

Në total, 12 njerëz u vranë nga vëllezërit, përfshirë një oficer policie mysliman që ishte në detyrë jashtë.

Dy ditë më vonë, ata u kapën dhe u qëlluan për vdekje nga policia në një biznes që bënte tabela pranë aeroportit Charles-de-Gaulle.

Pas një dekade, Charlie Hebdo vazhdon të publikojë një edicion javore dhe ka një qarkullim (shtyp dhe në internet së bashku) prej rreth 50,000 kopjesh.

E bën këtë nga një zyrë, vendndodhja e së cilës mbahet sekrete, dhe me staf që mbrohen nga trupa sigurie.

Por në një editorial në edicionin memorial të martën, aksioneri kryesor i gazetës tha se fryma e saj e shpërfilljes antireligjioze ishte ende shumë e gjallë.

“Dëshira për të qeshur nuk do të zhduket kurrë”, tha Laurent Saurisseau – i njohur gjithashtu si Riss – një karikaturist që mbijetoi sulmin e 7 janarit me një plumb në shpatull.

“Satira ka një virtyt që na ka ndihmuar të kalojmë këto vite tragjike – optimizmin. Nëse njerëzit duan të qeshin, është sepse duan të jetojnë”.

The post Një dekadë nga sulmi, Charlie Hebdo riaktivizon frymën e satirës antireligjioze appeared first on Klan Kosova.

Verified by MonsterInsights