Home > Uncategorized > Një ‘Prime’ plot emocione, nga zbulimi i datës finale e deri te eliminimi Gjestit (VIDEO)

Një ‘Prime’ plot emocione, nga zbulimi i datës finale e deri te eliminimi Gjestit (VIDEO)

///
Comments are Off

Mbrëmjen e së hënës, spektakli PRIME i Big Brother VIP Kosova solli emocione dhe tensione të shumta, duke mbajtur publikun të gozhduar para ekranit.

Spektakli nisi me një emocion të papërshkrueshëm, pasi  Vëllai i Madh u ka komunikuar banorëve datën e finales së spektaklit të madh Big Brother VIP Kosova 3.

Është 24 janari i këtij viti data e finales së madhe të këtij mega showi, ku në këtë datë do të zbulohet fituesi i madh i edicionit të tretë të Big Brother VIP Kosova.

Ndërkaq, një nga momentet kulmore ishte nominimi kokë më kokë i dy prej banorëve më të rëndësishëm, duke krijuar një atmosferë të ngarkuar si brenda ashtu edhe jashtë shtëpisë.

Ky nominim erdhi si pasojë e avantazhit të Leos në cilësinë e kapitenit.

Në qendër të vëmendjes ishin ngjarjet dramatike që pasuan një javë plot dinamikë brenda shtëpisë mes banorëve, transmeton klankosova.tv.

E debate të ashpra u zhvilluan jo vetëm brenda shtëpisë, por edhe jashtë saj. Ishte Xuxi ai që debatoi ashpër me Xuxin të cilët nuk u kursyen aspak në ofendime.

Rëndësi e veçantë iu kushtua edhe krisjes së shoqërisë mes Drenushës dhe Xhenetës, të cilat kishin debate të forta përgjatë këtyre ditëve.

Megjithatë, ‘tronditja’ e vërtetë ishte eliminimi i Gjestit, nga nominimi kokë më kokë mes tij dhe Drilonit.

E, krejt në fund natyrisht edhe nominimet e banorëve, ku përveç Xhenetës e cila është në nominim të përhershëm, janë edhe: Rovena, Xuxi, Leo dhe Sara. /Klankosova.tv.

 

The post Një ‘Prime’ plot emocione, nga zbulimi i datës finale e deri te eliminimi Gjestit (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.

Verified by MonsterInsights