Home > Uncategorized > Vdiq ylli i James Bond: Emilio Echevarria

Vdiq ylli i James Bond: Emilio Echevarria

///
Comments are Off

Aktori i njohur, Emilio Echevarría, i cili luajti përkrah Pierce Brosnan në filmin “Die Another Day”, është ndarë nga jeta.

Njoftimi për vdekjen e tij u bë i ditur nga Akademia Meksikane e Arteve dhe Shkencave Kinematografike, transmeton klankosova.tv.

Emilio Echevarría ishte një figurë e respektuar në kinematografinë ndërkombëtare, duke lënë gjurmë të rëndësishme në industrinë e filmit me rolet e tij mbresëlënëse.

Ai mori tre nominime për Ariel për pjesëmarrjen e tij si aktor mbështetës.

Emilio e filloi karrierën e tij aktoriale në teatër, përpara se të kalonte në film në vitet 1980.

Ai luajti si El Chivo në dramën e nominuar për Oscar, ”Amores Perros”, ndërsa pati edhe role në ”Y Tu Mamá También”, ”Babel”, dhe ”Die Another Day”.

The post Vdiq ylli i James Bond: Emilio Echevarria appeared first on Klan Kosova.

Verified by MonsterInsights