Pasditen e së martës, policia në Mitrovicën e Jugut në dy raste të ndryshme ka konfiskuar dy armë.
Ne rastin e parë, arrestimi i të dyshuarit është bërë pasi gjatë kontrollit të detajuar në posedim tek personi i dyshuar është gjetur dhe konfiskuar një armë e shkurtë pistoletë.
Ndërsa në rastin e dytë tek i dyshuari në posedim pa leje është gjetur dhe konfiskuar një armë e gjatë pushkë gjuetie.
Në njoftim të policisë bëhet e ditur se të gjitha veprimet e ndërmarra i janë paraqitur prokurorit të rastit, ndërsa pas intervistimit me aktvendim të prokurorit dy të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit policor.
Ndaj tyre janë iniciuar raste për veprën penale “mbajtje në pronësi, posedim, kontroll të paautorizuar të armës”.
The post Policia konfiskon dy armë në Mitrovicë appeared first on Klan Kosova.