Ngjarja e rëndë në fshatin Dragoç të Postribës në Shkodër, ku 33-vjeçari Ramazan Mataj u ekzekutua brenda automjetit të tij, ka ngritur pikëpyetje të shumta mbi motivet dhe rrethanat e krimit.
Babai dhe dy djemtë e tij janë shoqëruar nga policia në lidhje me këtë ngjarje, por hetimet ende vazhdojnë për të zbardhur plotësisht dinamikën.
Avokatja Aurora Marku, e ftuar në studio, theksoi se konflikti mes palëve mund të ketë qenë i njohur për komunitetin dhe se një ndërhyrje e hershme mund të kishte parandaluar tragjedinë, njofton Klankosova.tv.
“Kishte një hark kohor të shtrirë, ishte diskutuar disa herë mes familjeve dhe diçka duhet të ishte bërë e ditur për policinë. Mendoj se e gjithë zona e dinte historinë, prandaj nuk ka qenë e vështirë të gjenden autorët”, u shpreh Marku në emisionin “Kosova Today” në Klan Kosova.
Nga ana tjetër, gazetarja Emi Kalaja hodhi dritë mbi një lidhje romantike që viktima kishte pasur më herët, e cila sipas saj mund të jetë një ndër motivet kryesore të konfliktit.
“Ishte një vajzë që kishte një marrëdhënie me viktimën, por kjo marrëdhënie nuk u finalizua nga viktima. Vajza më pas ka vazhduar jetën e saj”, tha Kalaja./Klankosova.tv.
Për të kuptuar më shumë mbi dinamikat dhe arsyet që shkaktuan këtë ngjarjeje, ndiqni emisionin e plotë:
The post Ia prishi dy martesa, i ngacmoi edhe motrat, diskutohen detaje që shkaktuan vrasjen në Shkodër (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.