Home > Uncategorized > Sllovakët protestojnë në të gjithë vendin kundër politikave pro-ruse të Ficos

Sllovakët protestojnë në të gjithë vendin kundër politikave pro-ruse të Ficos

///
Comments are Off

Mijëra sllovakë dolën në rrugë të premten ndërsa protestat kundër politikave pro-ruse të kryeministrit populist, Robert Fico u përhapën nga kryeqyteti i Sllovakisë e në të gjithë vendin dhe jashtë tij.

Vala e fundit e mitingjeve antiqeveritare u nxit nga udhëtimi i papritur i Ficos në Moskë para Krishtlindjeve për t’u takuar me presidentin rus, Vladimir Putin, shkruan The Independent, transmeton Klankosova.tv.

Takimi i Ficos me Putinin është “i papranueshëm”, tha para turmës në Bratislavë organizatorja e protestës Lucia Shtasselova nga organizata joqeveritare e Ukrainës “Paqja në Ukrainë”.

Ajo tha se Fico shkoi në Moskë “në një kohë kur fqinjët tanë përballen me një agresion të madh ushtarak, në një kohë kur e gjithë bota e civilizuar dhe demokratike e dënon këtë agresion”.

“Na vjen turp për Ficon”, thërriste turma.

The post Sllovakët protestojnë në të gjithë vendin kundër politikave pro-ruse të Ficos appeared first on Klan Kosova.

Verified by MonsterInsights