Ndonëse vendasit e gjetën golin të parët, mysafirët përmbysën gjithçka.
Realizimi i Arnaud Kalimuendo në minutën e 43-të të ndeshjes krijoi përshtypjen se Rennes do të shkojë në pushim me epërsi, por nuk ndodhi kështu.
Marseille barazoi vetëm 120 sekonda më vonë, me anë të Mason Greenwood, raporton Klankosova.tv.
Katër minuta pasi nisi fraksioni i dytë i këtij ballafaqimi të vlefshëm për xhiron e 18-të në “Ligue 1”, Adrien Rabiot i dha avantazhin marzejezëve, të cilin edhe e ruajtën deri në fund.
Pas kësaj fitore, skuadra e drejtuar nga italiani Roberto De Zerbi, është afruar në vetëm katër pikë me PSG-në e vendit të parë.
Këta të fundit nesër në “Parkun e Princave” e presin ekipin e St Ettiene.
The post Marseille fiton në Rennes dhe ‘ngacmon’ PSG-në për titullin kampion, i afrohet katër pikë appeared first on Klan Kosova.