Home > Uncategorized > Komisioni për të pagjeturit, raportohet se Serbia lëshoi takimin pas mbylljes së institucioneve paralele nga Kosova

Komisioni për të pagjeturit, raportohet se Serbia lëshoi takimin pas mbylljes së institucioneve paralele nga Kosova

///
Comments are Off

Këtë të mërkure është paraparë që të mbahet takimi i parë i Komisionit të Përbashkët mes Kosovës dhe Serbisë për të pagjeturit.

Por, siç raporton Euronews në gjuhën serbe, drejtori i Zyrës për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, është larguar nga bisedimet në Bruksel.

Petkoviq u largua nga bisedimet, sipas Euronews në gjuhën serbe, për shkak të mbylljes së institucioneve paralele serbe nga ana e Kosovës.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka njoftuar se sot janë mbyllur komunat paralele të Serbisë në Lipjan, Obiliq, Prishtinë, Fushë Kosovë, Vushtrri, Novobërdë, Kamenicë, Viti, Rahovec, Skënderaj si dhe posta e zyre tatimore ilegale.

The post Komisioni për të pagjeturit, raportohet se Serbia lëshoi takimin pas mbylljes së institucioneve paralele nga Kosova appeared first on Klan Kosova.

Verified by MonsterInsights