Imri Ahmeti, kryetari i Lipjanit dhe nikoqirët tjerë, simpatizantë të LDK-së e pritën ngrohtë liderin e tyre, Lumir Abdixhikun, sapo ky qiti këmbën në qytezën e Lipjanit.
Të gjithë bashkë vazhduan për te nënkalimi dhe parkingu nëntokësor i përuruar rishtazi.
Abdixhiku tha se atë çfarë i panë sytë e bënë vetëm dikush që ka që ka shumë përkushtim ndaj qytetarit.
Nga qyteti, këta shkuan në periferi ku vizituan një biznes prodhues hekuri. Lideri i LDK-së njoftua se nga këtu bëhet prodhim edhe për eksport.
Ky u zotua që pas 9 shkurtit, kur beson se do të fitojë për shef qeverie, do jetë mik me bizneset.
“Qeveria duhet të jetë me ta partner pra t`i zgjidh problemet e tyre, e jo t`i kërcënojë e kundërshtojnë t’i bëjë pjesë të fushatës elektorale me gjuhën e urrejtjes e ndarjes”, ka thënë Abdixhiku.
Nga aty, Abdixhiku shkoi ta shpalosë planin “Rruga e Re” për qytetarët e Klinës.
The post Optimizmi në LDK, “Abdixhiku në Qeveri, Ahmeti në Parti” (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.