Home > Uncategorized > Sadiku-Kurtit: Pse more po tutesh prej Lumir Abdixhikut e Bedri Hamzës? (VIDEO)

Sadiku-Kurtit: Pse more po tutesh prej Lumir Abdixhikut e Bedri Hamzës? (VIDEO)

///
Comments are Off

Opinionisti Ermal Sadiku ka thënë se Qeveria Kurti nuk ka punuar si duhet, ose nuk ka punuar aspak.

Në emisionin Rubikon të Klan Kosovës, ai ka deklaruar se këtë e sheh si problem. Sipas tij, votuesit e LVV-së, por edhe ky subjekt nuk duhet të kenë frikë nga Lumir Abdixhiku e Bedri Hamza.

“As nuk i tham rrenc, as nuk i them hajn, as nuk i them Albin Serbia, unë problemin esencial e kam me mosqeverisje, ma mirë me thënë se sa me keqqeverisje. Unë e kam problemin me mosqeverisje dhe me keqqeverisje”.

“Kjo është mënyra ime dhe shprehja ime. Çka është problemi te shumica e njerëzve që kanë qenë votues të LVV-së edhe sot janë të dyshimtë, shumica e thonë një gjë që është shumë e frikshme, e thojnë  ‘Valla, nime këta keq shumë, por nuk po kemi kënd me votu sepse ata të tjerët kanë qenë më keq’”.

“Ky është një argument që duhet ta diskutojmë si mund të flasësh për një send që ka ndodhur në vitin 2005 dhe 2007, në vitin 2025 dhe po pret me fol deri në vitin 2029 për këtë punë. Po e pranon decitivisht që ka qenë keq qeveria, ‘me bo me u kthy ata tjerët’. Kush të kthehet” Pse ke me u tut prej Lumir Abdixhikut e pse me u tut prej Bedri Hamzës?”, ka thënë Sadiku.

The post Sadiku-Kurtit: Pse more po tutesh prej Lumir Abdixhikut e Bedri Hamzës? (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.

Verified by MonsterInsights