Smajl Latifi, kryetari i Komunës së Rahovecit, nga radhët e AAK-së, ka thënë se dëshiron që pas 9 shkurtit më Qeveria Kurti të mos jetë në pushtet.
Ai, në tubimin me qytetarë në qytetin ku e drejton, theksoi se Qeveria Kurti është duke shpërfaqur arrogancë e mosrespekt.
“I kam dy fjalë për qeverinë, për qeverinë e cila është akoma në pushtet. Shpresojmë që po ik pas 9 shkurtit dhe ne do të jemi në pushtet. Çka është qeveria? Qeveria është arrogante, prodhon mosrespekt, abuzon, prodhon mospërfillje ndaj cilësdo vlerë, ndaj cilido institucion, është fytyra e qeverisë në largim, pra kjo”.
“Nuk respektojnë ligjin, nuk përfillin institucionet, refuzojnë të japin llogari para organeve profesionale ligjore, para kryeprokurorit shtetit. Shkelin çdo parim ndërnjerëzor, nuk na erdhën në Komunë, nuk na erdhën në ndihmën, deshën të na komprometoni duke na e vështirësuar punën tonë na komuna”, ka thënë Latifi.
Latifi ka theksuar se kryeministri Albin Kurti nuk ka qenë asnjëherë për vizitë zyrtare në këtë qytet, si dhe tha se kur kishte qenë për vizitë në fshatrat Pasaselë dhe Krushë e Madhe, ai ishte vonuar.
“Ata edhe kur erdhën u vonuan, shfaqen mosrespekt ndaj nënave dhe familjarëve që i vrau dhe i masakroi Serbia. Ishte edhe kryeministri në komunën tonë me një orë e më shumë vonesë, si në Pasaselë dhe si në Krushë të Madhe, pra të gjitha ato nëna që derdhnin lot e kanë dhimbje akoma për të pagjeturit, e kanë dhimbje e lot të pafund për njerëzit që ua vrau Serbinë, ne e prisnim kryeministrin dhe erdhi pas një ore në Pasaselë, dhe pas një orë e 20 minuta në Krushë të Madhe. Katër vjet zyrtarisht nuk u vizitua komuna jonë, as nga ministri i Bujqësisë, edhe pse jemi komuna me bujqësore, na i hoqën projektet”, ka thënë Latifi. /Klankosova.tv
The post Latifi: Kurti i la në pritje nënat në Pasaselë dhe Krushë të Madhe për mbi një orë appeared first on Klan Kosova.