Home > Uncategorized > Skandali në Ministrinë e Liburn Aliut, Naser Hafizit i vazhdohet paraburgimi edhe për një muaj

Skandali në Ministrinë e Liburn Aliut, Naser Hafizit i vazhdohet paraburgimi edhe për një muaj

///
Comments are Off

Gjykata Themelore në Prishtinë, ia ka vazhduar masën e paraburgimit edhe për një muaj ushtruesit të detyrës së Udhëheqësit të Autoritetit të Rajonit të Pellgjeve Lumore në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Naser Hafizit.

Kjo u konfirmua për Klankosova.tv nga Mirlinda Gashi, zëdhënëse e kësaj gjykate.

“Ju njoftojmë se pas kërkesës së Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për vazhdimin e masës së paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji, në çështjen penale kundër të pandehurit N. H., Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special më datë 08.01.2025 ka marr Aktvendim dhe ka aprovuar kërkesën e PSRK-së, ashtu që masa e paraburgimit të pandehurit N. H., iu është vazhduar në kohëzgjatje prej një muaj, e cila masë i llogaritet nga data 10.01.2025 deri më datë 10.02.2025”, tha Gashi për Klankosova.tv

Naser Hafizi, ishte arrestuar në tetor të vitit të kaluar për keqpërdorime dhjetëra miliona euro.

Dyshohet se këto keqpërdorime kanë ndodhur nëpërmjet shlyerjes së borxheve të kompanive për ambalazhimin e ujit dhe pijeve në Kosovë/ Klankosova.tv

The post Skandali në Ministrinë e Liburn Aliut, Naser Hafizit i vazhdohet paraburgimi edhe për një muaj appeared first on Klan Kosova.

Verified by MonsterInsights