Home > Uncategorized > Dreshaj (AAK): Stop menaxhimit të politikës së Kurtit, me këtë politikë diskriminuese dhe izoluese

Dreshaj (AAK): Stop menaxhimit të politikës së Kurtit, me këtë politikë diskriminuese dhe izoluese

///
Comments are Off

Shemsedin Dreshaj, kandidat për deputet nga koalicioni Kosova Fituese, ka kërkuar që ky subjekt të votohet më 9 shkurt.

Në tubimin e së premtes në Vitomiricë të Pejës, ai tha se kryeministri aktual Albin Kurti është duke bërë politikë diskriminuese dhe izoluese.

“9 shkurti është dita kur i themi jo eksperimentit jo efikas që e kemi bërë në vend, në demokraci vota është plumb i luftës, ju lutem stop diskriminimit, stop eksperimentit, stop izolimit të vendit, stop menaxhimit të politikës së Z. Kurtit me këtë politikë diskriminuese dhe izoluese”.

” Ju ftoj që me 9 shkurt të gjithë të dalim dhe të dalim faqebardhë, lista 137 përmban cilësi, guxim, dëshmi e ekspertë dilni dhe votoni të dijshmit dhe të guximshmit, të dëshmuarit dhe të përkushtuarit për vendin”, ka thënë Dreshaj. /Klankosova.tv

The post Dreshaj (AAK): Stop menaxhimit të politikës së Kurtit, me këtë politikë diskriminuese dhe izoluese appeared first on Klan Kosova.

Verified by MonsterInsights