Sonte në emisionin hulumtues “Kiks Kosova” në Klan Kosova nga ora 19:00 do të trajtohet tema “ferma e boteve të Albin Kurtit”.
Në emision do të mund të mësoni se kush qëndron prapa profileve pro Kurtit që komentojnë në rrjete sociale, e të cilët i shajnë kundërshtarët.
Do të trajtohet edhe mënyra se si funksionon kjo formë, sa kushton, sa lehtë blihen e cila është fjala identifikuese se ku duhet të shahet e ku të lëvdohet.
Po ashtu, mund të mësoni se si Kurti po e zhvillon propagandën online e cilat janë metodat për këtë gjë.
Këto dhe shumë të tjera mund t’i ndiqni sonte në Kiks Kosova nga ora 19:00 në Klan Kosova.
The post “Ferma e boteve të Albin Kurtit” – kush qëndron prapa profileve “fake” që e lëvdojnë atë appeared first on Klan Kosova.