Benfika dhe Barcelona i kanë ndarë pikën në trilerin 4:4 që përfundoi sonte në “Estadio da Luz” në xhiron e shtatë të Ligës së Kampionëve.
Vangelis Pavlidis shkëlqeu me hat-trick në më pak se gjysmë ore, 2’, 22’ dhe 30’, teksa Ronald Araujo shënoi autogol në minutën e 68-të.
Në anën tjetër, golat për katalunasit i shënuan Robert Lewandowski nga penaltia në minutën e 13-të dhe 77-të , Raphinha në të 64-tën, dhe Eric Garcia atë të barazimit në të 87-tën.
The post Triler 4:4 në Lisbonë – Pavlidis hat-trick, Barcelona barazon pas tre golave disavantazh appeared first on Klan Kosova.