Tre inspektorët e Administratës Tatimore të Kosovës nga rajoni i Gjakovës u arrestuan ditën e djeshme nën dyshimin për marrje të ryshfetit.
Operacioni policor u zhvillua në disa rajone në koordinim me Prokurorinë e Shtetit.
Ndaj tyre, Gjykata Themelore në Gjakovë ka marrë sot vendim që t’ua caktojë atyre nga një muaj paraburgim.
Kështu bëjnë të ditura burimet e Klankosova.tv
Kështu kjo gjykatë e ka miratuar kërkesën e organit të akuzës, gjegjësisht Prokurorisë Themelore të Gjakovës, njofton Klankosova.tv
Prokuroria e Gjakovës kërkon paraburgim për tre inspektorët e arrestuar të ATK-së
The post U arrestuan nën dyshimin për marrje të ryshfetit, nga një muaj paraburgim për tre inspektorët e ATK-së appeared first on Klan Kosova.