Policia e ka vrarë qenin i cili kishte sulmuar sot katër nxënës në shkollën fillore “17 Shkurti” në Shirokë të Suharekës.
Klankosova.tv ka siguruar pamjet në momentin kur qeni ishte goditur nga zyrtari i policisë së Kosovës.
Policia në një njoftim për këtë çështje ka thënë se: ” Qeni ka sulmuar edhe policët mirëpo në shpejtësi është asgjësuar duke e mënjanuar rrezikun e mëtutjeshëm”.
Dy nga nxënësit patën lëndim më të rëndë, ndërsa dy të tjerë lëndime më të lehta, të gjithë kanë marrë ndihmë mjekësore. /Klankosova.tv
The post Momenti kur polici e vret qenin e rrezikshëm që sulmoi nxënësit në Shirokë të Suharekës (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.