Ministrja Rozeta Hajdari, gjatë një emisioni, kishte deklaruar se “rezervat shtetërore janë rritur me 30%” krahasuar me vitet e kaluara.
Por analisti Shkodran Rexhaj e kritikoi këtë deklaratë, duke e cilësuar si të dhimbshme nëse njohuritë profesionale të ministres janë të këtij niveli, njofton Klankosova.tv.
Sipas tij, ministrja nuk arriti të specifikojë shifrat konkrete kur u pyet për to, duke ngritur dyshime mbi njohuritë dhe saktësinë e informacioneve të saj.
“Nëse edhe njohuritë e tjera profesionale të saj janë në këtë nivel, kjo është vërtet e dhimbshme”, u shpreh Rexhaj, në emisionin “Ora Shtatë” në Klan Kosova.
Për më shumë detaje, ndiqeni videon e mëposhtme:
The post 30% rritje të rezervave, Rexhaj: Nëse njohuritë e ministres janë të tilla, është e dhimbshme (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.