Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, bashkë me ambasadorin Willaim Walker, kanë mbajtur një takim me qytetarët e Shtimes.
Hamza tha se është qytet i ndërmarrësve të suksesshëm, qytet i dëshmorëve të UÇK-së dhe martirëve të luftës.
“Shtimja është nyje që lidhë qytetet e Kosovës, por edhe Kosovën me historinë tonë. Mikun e madh të shqiptarëve e falënderova për rolin e madh që ka luajtur për lirinë tonë. Ndërsa, qytetarët e Shtimes, i sigurova se atë që e premtoj, edhe e realizoj”, tha Hamza, transmeton Klankosova.tv.
Më tej, ai tha se në ditën e tij të parë si kryeministër, do t’i fillojë ndryshimet e nevojshme për realizimin e rritjes 50% të pagave dhe 70% të pensioneve bazike.
The post Hamza me Walkerin në Shtime: Atë që e premtoj, e realizoj appeared first on Klan Kosova.