Ministri i Jashtëm i Ukrainës e ka mirëpritur mesazhin “e fortë” të Donald Trump për Vladimir Putin, pasi presidenti amerikan kërcënoi Rusinë me më shumë vendosje të taksave dhe sanksioneve nëse nuk i jep fund luftës së saj me Ukrainën.
“Ne i mirëpresim vërtet mesazhet kaq të forta nga presidenti Trump”, thotë Andriy Sybiha, duke folur në një panel në Forumin Ekonomik Botëror në Davos.
“Ne besojmë se (Trump) do të jetë fituesi,” shton ai, duke thënë se Ukraina shpreson se kjo do të sjellë “një dinamikë të re në përpjekjet diplomatike për t’i dhënë fund kësaj lufte dhe për të arritur një paqe afatgjatë, të drejtë dhe gjithëpërfshirëse”.
Më herët, Kremlini i është përgjigjur gjithashtu Trumpit, duke thënë se mbetet “i gatshëm për një dialog të barabartë, një dialog të respektueshëm reciprok”, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.
The post Ukraina e mirëpret mesazhin ‘e fortë’ të Trumpit drejtuar Putinit për të ndaluar luftën appeared first on Klan Kosova.