Home > Uncategorized > Veterani i UÇK-së, Muhamed Kuka pëson aksident teksa ishte në transmetim ‘live’

Veterani i UÇK-së, Muhamed Kuka pëson aksident teksa ishte në transmetim ‘live’

///
Comments are Off

Veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Muhamed Kuka ka pësuar aksident gjatë ditës së sotme.

Këtë moment, ai e kapi gjatë transmetimit të tij ‘live’ në Facebook, transmeton Klankosova.tv.

Në video u pa se si makina ku ishte ai pasagjer, u aksidentua me një veturë tjetër, e cila ua “preu” rrugën pa paralajmërim.

Po ashtu, Kuka dëgjohet duke thënë se i ka lënduar duart si pasojë e aksidentit.

Në vend të ngjarjes, pas pak kohe, erdhën edhe shërbimet emergjente, të cilët u ofruan ndihmë të lënduarve.

Klankosova.tv ka kontaktuar me Policinë për këtë rast, mirëpo deri në publikimin e lajmit, nuk kemi marrë ndonjë përgjigje.

The post Veterani i UÇK-së, Muhamed Kuka pëson aksident teksa ishte në transmetim ‘live’ appeared first on Klan Kosova.

Verified by MonsterInsights