Home > Uncategorized > Hamza kërkon vota në Kamenicë (VIDEO)

Hamza kërkon vota në Kamenicë (VIDEO)

///
Comments are Off

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza mbajti tubim me qytetarët e komunës së Kamenicës.

Rreth këtij aktiviteti, detaje ka dhënë gazetarja Arbëresha Uka, transmeton Klankosova.tv.

“Hamza u zotua se autostrada e Gjilanit do të ndërtohet dhe jo vetëm në Gjilan por deri tek Dheu i Bardhë. Pos saj, ai tha që do të ndërtohet edhe një zonë ekonomike te Dheu i Bardhë në mënyrë që do të fuqizohen dhe do t’u lehtësohet qasja bizneseve të Kamenicës, Gjilanit, pra Anamoravës që të ndërlidhet edhe me Luginën e Preshevës. Njëherësh, ai tha se është paraparë që për shkak të resurseve që ka ky qytet të ndërtohen ujëmbledhës dhe diga të ujit”, tha Uka.

Në Kamenicë, Hamza po ashtu kërkoi mbështetjen e qytetarëve, teksa pretendoi se në zgjedhjet lokale që do mbahen në fund të këtij viti, kjo komunë do të udhëhiqet nga PDK-ja.

The post Hamza kërkon vota në Kamenicë (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.

Verified by MonsterInsights