Home > Uncategorized > Përkeqësohet gjendja shëndetësore e kryepeshkopit të Shqipërisë

Përkeqësohet gjendja shëndetësore e kryepeshkopit të Shqipërisë

///
Comments are Off

Kryepeshkopi i Shqipërisë, Anastas Janullatos, ndodhet në gjendje kritike shëndetësore dhe është i intubuar në repartin e terapisë intensive të spitalit “Evangelismos” në Athinë.

Gjendja e tij u përkeqësua ndjeshëm pas mbrëmjes së të enjtes, duke aktivizuar një “alarm të kuq” në spital, shkruan Euronews Albania, transmeton Klankosova.tv.

Lajmet më të fundit që i referohen situatës brenda spitalit “Evangelismos” bëjnë me dije se Kryepeshkopi po përballet me probleme serioze me funksionet e ndryshme të organeve jetësore, ndërsa mjekët dhe infermierët në ICU janë angazhuar në përpjekje të jashtëzakonshme për të mbajtur në jetë liderin shpirtëror të Kishës Ortodokse Shqiptare.

The post Përkeqësohet gjendja shëndetësore e kryepeshkopit të Shqipërisë appeared first on Klan Kosova.

Verified by MonsterInsights