Home > Uncategorized > Prelvukaj: VV-ja ka sulmuar brutalisht secilin që ka pasur mendim ndryshe në politikë (VIDEO)

Prelvukaj: VV-ja ka sulmuar brutalisht secilin që ka pasur mendim ndryshe në politikë (VIDEO)

///
Comments are Off

Kandidati i PDK-së për deputet, Genc Prelvukaj ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje përgjatë viteve 2018-2021 kanë sulmuar brutalisht secilin që ka pasur mendim ndryshe në politikë.

Në emisionin “DPT te Fidani”, Prelvukaj thotë se kjo është njëra prej pakënaqësive të tij kundrejt partisë në pushtet, transmeton Klankosova.tv.

“Një prej pakënaqësive të mia kundrejt qeverisjes aktuale ka qenë transmetimi apo nxitja, stimulimi i dhunës ndaj mendimit ndryshe në politikë. Unë personalisht e di kur i ke shkruar tre rreshta, ndoshta hiç pa e goditur partinë në pushtet, por duke lavdëruar komunitetin tënd, dhe ke marr sulme të orkestruara. Nuk munden 500 njerëz të shkruajnë përmbajtje të njëjtë, mendoj që ka qenë e orkestruar. Është sulmuar brutalisht secili që ka menduar ndryshe, prej Lëvizjes Vetëvendosje gjatë viteve 2018-2021”, u shpreh ai.

The post Prelvukaj: VV-ja ka sulmuar brutalisht secilin që ka pasur mendim ndryshe në politikë (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.

Verified by MonsterInsights