Partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje, në këtë kohë fushate nuk po zgjedh formë për të tentuar që të fitojë vota.
Më e keqja në këtë fushatë është se Lëvizja Vetëvendosje me Albin Kurtin në krye po i përdor edhe kategoritë më të ndjeshme të popullit, siç janë familjet e dëshmorëve, familjet e të zhdukurve dhe viktimave të luftës, raporton Klankosova.tv.
Vet kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, që në katër vite në krye të qeverisë i shkoi vetëm një herë Nënës Ferdonije në vizitë, e vizitoi atë më 11 janar, ditën kur edhe zyrtarisht nisi fushata zgjedhore.
Përveç Kurtit, familjet e dëshmorëve po i përdorin për fushatë edhe ministri aktual i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, dhe pararendësi i tij, Armend Mehaj.
Dje, Maqedonci i shkoi për vizitë familjes së heroit Behajdin Allaqit dhe familjes së dëshmorit Hamit Thaçi, teksa Mehaj në kohë fushate i shkoi në vizitë familjes së dëshmorëve Nimanaj në Gllogjan të Deçanit.
Sipas fotografive të shpërndara në rrjete sociale, Mehaj ka vizituar edhe familje tjera dëshmorësh këto ditë. /Klankosova.tv
The post Pushteti po i përdor familjet e dëshmorëve në kohë fushate (FOTO) appeared first on Klan Kosova.