Home > Uncategorized > Trumpi dhe Grenelli në Kaliforni për të parë situatën pas zjarreve

Trumpi dhe Grenelli në Kaliforni për të parë situatën pas zjarreve

///
Comments are Off

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka vizituar sot Kaliforninë, specifikisht zonën e Los Angelesit ku zjarret shkaktuan dëme masive në njerëz dhe aso material gjatë janarit.

Bahskë me të ishte Zonja e Parë, Melania Trump, si dhe emisari Richard Grenell.

Trumpi kritikoi kryebashkiaken e Los Angelesit, Karen Bass, që nuk ka përdodur fuqitë e saj të emergjencës për të reaguar ndaj zjarreve.

“Ju keni fuqi për emergjenca sikurse unë…ju duhet t’i përdorni ato”, i tha Trumpi Bassit, e cila u përgjigj se e ka bërë një gjë të tillë.

I pari i Amerikës tha që do të nënshkruajë një urdhër ekzekutiv për të hapur valvulat e ujit në këtë zonë.

Ai po ashtu shtoi se do t’i shmangë lejet federale për rindërtimin e zonës pasi që ato marrin vite, dhe nevoja është urgjente.

The post Trumpi dhe Grenelli në Kaliforni për të parë situatën pas zjarreve appeared first on Klan Kosova.

Verified by MonsterInsights