Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka thënë se familjet e dëshmorëve, invalidët dhe veteranët e UÇK-së janë ndërgjegjja e Kosovës dhe nderi i kombit.
Hamza tha se familjet e dëshmorëve, invalidët dhe veteranët e UÇK-së janë vlerat që i flasin secilës gjeneratë.
“Janë mbi politikën e përditshme dhe për 50% do ta rrisim mbështetjen për kategoritë e luftës”, shkroi Hamza, transmeton Klankosova.tv.
Më tej, ai tha se pa trimërinë, heroizmin dhe vendosmërinë e tyre, Kosova nuk do të ishte siç është.
“UÇK, Kosova mundet ma mirë për ty”, shkroi në fund Hamza.
The post Hamza: Dëshmorët, invalidët dhe veteranët e UÇK-së janë ndërgjegjja e Kosovës e nderi i kombit appeared first on Klan Kosova.