Home > Uncategorized > Hamza: Punësimi dhe pavarësia ekonomike e grave, prioritet i qeverisë sime

Hamza: Punësimi dhe pavarësia ekonomike e grave, prioritet i qeverisë sime

///
Comments are Off

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, sot ka takuar gra nga rajoni i Prizrenit.

Hamza ka thënë se punësimi dhe pavarësia ekonomike e grave do të jetë prioritet i lartë i qeverisë së tij.

“Bizneset që punësojnë gra do të mbështeten me subvencione dhe grante investive. Gratë ndërmarrëse do të kenë fonde të dedikuara për t’i zhvilluar idetë e tyre”.

“Për ato gra që dëshirojnë t’i rikthehen tregut të punës, do të ofrojmë trajnime dhe riaftësime profesionale për t’i përshtatur me kërkesat e tregut modern”, tha Hamza, transmeton Klankosova.tv.

Tutje, ai tha se ndryshimi i Ligjit të Punës do të sigurojë pushim të plotë të lehonisë dhe pushim prindëror për baballarët, për të ndarë me të drejtë përgjegjësinë për kujdesin e fëmijëve.

The post Hamza: Punësimi dhe pavarësia ekonomike e grave, prioritet i qeverisë sime appeared first on Klan Kosova.

Verified by MonsterInsights