Home > Uncategorized > Vdiq fotodokumentuesi i luftës, Alban Bujari

Vdiq fotodokumentuesi i luftës, Alban Bujari

///
Comments are Off

Objektivi, të cilit përherë i qëndroi prapa, tash iu drejtua atij. Shkrepjet e fundit po i bëhen mbi varr.

Ky imazh i trisht do mbetet në kujtim si lamtumira për Alban Bujarin, burrin që bëri historinë me fotografitë e tij.

Lajmi për vdekjen e fotoreporterit të Kohës Ditore që profesionin nuk e la deri në ditën e fundit të jetës, i pikëlloi fort bashkëudhëtarët e tij në këtë punë.

Shkrepjet e momenteve më të rënda për vendin do mbeten të shënuara, si edhe të paharrueshme zhvillimet në atë kohë, si puna e masakrës së Likoshanit dhe Qirezit që e ka përvjetorin mu në ditën e varrimit të tij.

Bujari që vdiq rreth moshës 55 vjeçare nga sulmi në zemër, realizoi disa ekspozita ku u paraqitën disa nga fotografitë e tij më të veçanta, në periudha të ndryshme.

 

The post Vdiq fotodokumentuesi i luftës, Alban Bujari appeared first on Klan Kosova.

Verified by MonsterInsights