Home > Uncategorized > Dyshimet për manipulim, “votat e Martinit” ende jashtë numërimit

Dyshimet për manipulim, “votat e Martinit” ende jashtë numërimit

///
Comments are Off

Jashtë procedurave u tërhoqën, ndaj jashtë numërimit mbetën.

Rreth 30 zarfe me fletëvotime nga Kroacia, siç merr vesh Klan Kosova, nuk u proceduan si të rregullta nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ndaj edhe nuk janë duke u numëruar.

Lidhur me to qenë nisur hetimet nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, kur edhe raportohej edhe për përfshirjen e ambasadorit, Martin Berishaj, në procesin e tërheqjes së votave pa njoftuar vëzhguesit.

Se në çfarë faze është puna e organeve të rendit në këtë drejtim, nuk iu dhanë informacione të shtunën televizionit.
Por veç kësaj institucioneve tash po u kërkohet të sigurohen nëse shkoi krejt në rregull edhe me pjesë tjera të votimeve nga mërgimtarët.

Për më shumë detaje, ndiqeni kronikën më poshtë:

 

The post Dyshimet për manipulim, “votat e Martinit” ende jashtë numërimit appeared first on Klan Kosova.

Verified by MonsterInsights