Home > Uncategorized > Cakolli: Kërkesa e VV-së për rivotim në mërgatë cenon besimin e procesit zgjedhor

Cakolli: Kërkesa e VV-së për rivotim në mërgatë cenon besimin e procesit zgjedhor

///
Comments are Off

Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës, ka reaguar në profilin e tij lidhur me ankesën që Lëvizja Vetëvendosje ka bërë në PZAP për anulimin e tërësishëm të votimit jashtë vendit dhe përsëritjen e procesit.

Cakolli ka thënë dyshimet për manipulime duhet të trajtohen me kujdes, megjithatë ka shtuar se një anulim i plotë i votës së diasporës do të shkaktonte pasoja të mëdha, raporton Klankosova.tv.

Përveç vonesës për certifikim të rezultateve, Cakolli ka thënë se kjo do të ndëshkonte edhe ata që kanë votuar në rregull.

“Në vend të një qasje ‘all-in’ që rrezikon të cenojë besimin në procesin zgjedhor, një hetim i thelluar dhe i targetuar vetëm mbi rastet konkrete të dyshuara për manipulim do të ishte një zgjidhje më e drejtë dhe më e qëndrueshme”, ka sugjeruar Cakolli. /Klankosova.tv

The post Cakolli: Kërkesa e VV-së për rivotim në mërgatë cenon besimin e procesit zgjedhor appeared first on Klan Kosova.

Verified by MonsterInsights