Home > Uncategorized > Ylli rikthehet në çerekun e dytë, avancon ndaj Pejës 42-36

Ylli rikthehet në çerekun e dytë, avancon ndaj Pejës 42-36

///
Comments are Off

Golden Eagle Ylli e ka mbyllur pjesën e parë në Suharekë në epërsi ndaj Pejës, pavarësisht se ndeshjen nuk e nisën mirë, duke pasur disazantazh 0-12

Suharekasit arritën ta përmbysin kundërshtarin, ku pas dy çerekëve të parë, po fitojnë me rezultat 42-36, njofton Klankosova.tv.

10 minutëshi i parë u takoi pejanëve 16-19, kurse “Xhebrailat” u ndezën në të dytin.

Jalen Nesbitt me 13 pikë është lojtari më i dalluar deri tani në këtë duel.

kjo ndeshje e vlefshme për xhiron e 25-të kampionale, po transmetohet drejtpërdrejt në kanalin Sport 2 të platformës kryesore shqiptare, ArtMotion.

Deri tani, në edicionin 2024/25 të ProCredit Superligës së Kosovës në basketboll, Peja renditet e katërta në tabelë, me 13 fitore e 11 humbje, kurse Ylli  si i gjashti, e ka të kundërtën, pasi ka arritur të triumfojë 11 herë, kurse ka pësuar në 13 ballafaqime.

The post Ylli rikthehet në çerekun e dytë, avancon ndaj Pejës 42-36 appeared first on Klan Kosova.

Verified by MonsterInsights