Sonte zhvillohet nata finale e Eurovision Song Contest 2025 – një nga spektaklet muzikore më të mëdha në botë, që këtë vit mbahet në Bazel të Zvicrës. Emocionet janë të larta teksa të gjitha sytë janë drejtuar nga skena madhështore, ku 26 shtete garojnë për çmimin e parë, shkruan Gazeta Sinjali.
Shqipëria këtë vit përfaqësohet nga grupi Shkodra Elektronike me këngën “Zjerm”, një krijim që përçon një përzierje unike të motiveve tradicionale shqiptare me ritmet moderne elektronike. Performanca e tyre është e 26-ta me radhë, duke mbyllur natën me energji dhe stil autentik.
Pritshmëritë janë të mëdha, ndërsa publiku shqiptar brenda dhe jashtë vendit është mobilizuar për ta përkrahur me vota këtë projekt artistik që ka fituar zemrat e shumë shikuesve në prova dhe në rrjetet sociale.
Ndërkohë, atmosfera në Bazel është elektrizuese. Spektakli përfshin paraqitje magjepsëse skenike, efekte vizuale të avancuara dhe momente emocionuese të votimit, që priten me padurim nga miliona fansa në të gjithë Evropën.