Përleshjet në të cilat përfshihen qytetarët në vendin tonë janë goxha të shpeshta dhe kjo po konsiderohet edhe si cenim i sigurisë publike. Të tilla incidente ndodhin qoftë nëpër rrugë, kafeteri apo edhe në hapësira të tjera publike, raporton Gazeta Sinjali.
Sinjali ka raportuar më parë për një rast të tillë ku dy persona kanë mbetur të lënduar pas rrahjes me rrikë në Prishtinë.
Burime të Sinjalit brenda vendit të ngjarjes bëjnë të ditur se personi që ka përfunduar në mbajtje pas një përleshjeje fizike në kafiterinë “Almora’s” në rrugën “Vushtrria” në Prishtinë, është Elion Vitia.
Ngjarja ka ndodhur më 17 maj 2025, rreth orës 17:40, kur Policia ka ndërhyrë pas raportimeve për një rrahje në progres.
Sipas të dhënave, në këtë incident kanë qenë të përfshirë tre persona – viktima Egzon Qerimi, i cili ka pësuar plagë në dorë, dhe dy të dyshuarit Elion Vitia dhe Donat Vitia.
Dyshohet se gjatë përleshjes është përdorur edhe mjet i mprehtë – thikë, që ka shkaktuar lëndime në dorën e majtë të Donat Vitisë, si pasojë e ndërhyrjes së tij në konflikt.
Të lënduarit janë trajtuar QKUK dhe më pas janë intervistuar nga policia, ndërsa si motiv i mundshëm i përleshjes po dyshohet një borxh financiar. Me urdhër të prokurorit, ndaj Elion Vitisë është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh.