Home > Lajme > E dhimbshme: Sot varroset 27-vjeçarja që humbi jetën në vetëaksident fatal në Kuzmin të Fushë Kosovës

E dhimbshme: Sot varroset 27-vjeçarja që humbi jetën në vetëaksident fatal në Kuzmin të Fushë Kosovës

///
Comments are Off

Gazeta Sinjali ka raportuar se një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmë në fshatin Kuzmin të Fushë Kosovës, ku si pasojë e një vetaksidenti humbën jetën dy persona, përfshirë një të mitur.

Familjarët e të ndjerës, Heroina Haliti Aliu, kanë bërë të ditur se varrimi i të ndjerës do të bëhet këtë të martë të 20 majit, në ora 19:00.

“Të nderuar familjarë, miq dhe dashamirë, Ju njoftojmë se varrimi i të dashurës sonë Heroina Haliti Aliu do të bëhet sot, më 20 maj 2025, në fshatin Likoc të Skenderajt, në varrezat e reja, me fillim nga ora 19:00”, thuhet në njoftimin e familjarëve.

Verified by MonsterInsights