Home > Lajme > “Jam vetëm partner, s’i kam premtuar gjë askujt” / kosovari që hapi pikën PGL thotë se po kërcënohet (VIDEO)

“Jam vetëm partner, s’i kam premtuar gjë askujt” / kosovari që hapi pikën PGL thotë se po kërcënohet (VIDEO)

///
Comments are Off

Trotinetet që gjenden në lokal nën emrin e kompanisë së trotineteve elektrik, “Pulse Glide” përtej Atlantikut diku në Kolorado, arritën ta promovonin biznesin e tyre në Kosovë, madje edhe të fitonin para me këto reklamime.

Krejt lehtësisht ndërtuan një skemë mashtrimi, morën edhe lokale me qira. Madje hapën edhe një lokal promovues që gjendej në Dragodan, ndërsa të tillë hapën me dhjetëra në gjithë Kosovë, raporton Kiks Kosova.

Pronari i pretenduar i “Pulse Glide” gjeti një partner nga Kosova. Ai hapi lokalin këtu, dhe pikërisht ky partneritet e futi atë nën listën e hetuesisë, pasi u intervistua nga inspektorët e MINT-it.

I kontaktuar nga KIKS-i, ai tha se u mashtrua.

Kur vendosi t’i hyjë këtij biznesit, ai thotë se u josh nga shuma të mëdha parash, të cilat nuk i pa kurrë.

Biznesi i tij funksiononte si bursë, ky qytetarët fusnin para dhe ato mund të rriteshin apo të merrte shpërblime më të mëdha.

I pyetur nga gazetari nëse iu premtoi qytetarëve se ky biznes ishte i vërtetë dhe investimin nuk do e humbnin, ai thotë se këtë nuk e bëri asnjëherë ngase nuk e dinte as vetë.

Fatmiri nuk pranoi që të flasë para kamerës së Kiksit, edhe pse insiston se s’ka çka të fshehë dhe është transparent.

Megjithatë, ai thotë të ketë marrë me qindra kërcënime nga qytetarët, të cilët ishin mbledhur në afërsi të lokalit të tij pas aksionit të Policisë, por që ai insiston se edhe ai si ata u mashtrua pasi ishte vetëm investues si gjithë të tjerët.

mgid.com, 474771, DIRECT, d4c29acad76ce94f

Verified by MonsterInsights