Home > Uncategorized > Pesë persona dyshohet se mbetën të lënduar nga aksidenti në Poklek të ri të Drenasit (VIDEO)

Pesë persona dyshohet se mbetën të lënduar nga aksidenti në Poklek të ri të Drenasit (VIDEO)

///
Comments are Off

Një aksident mes dy veturave ka ndodhur në orët e vona sonte në fshatin Poklek i ri i Drenasit.

Sipas raportimeve nga mediat lokale në Drenas, pesë persona dyshohet se kanë mbetur të lënduar nga ky aksident.

Në pamjet e publikuara shihet se në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe njësite të policisë.

Klankosova.tv ka kontaktuar me Policinë e Kosovës dhe është në pritje të një përgjigjeje zyrtare për rastin në fjalë. /Klankosova.tv

Video është marrë nga portali DrenicaOnline.

The post Pesë persona dyshohet se mbetën të lënduar nga aksidenti në Poklek të ri të Drenasit (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.

Verified by MonsterInsights