Avokati Arianit Koci tha se kryeministri në detyrë, Albin Kurti nuk do ta lëshojë pushtetin në mënyrë demokratike dhe sipas tij duhet gjetur një mënyrë për t’i treguar se “nuk mbahet pushteti në këtë formë”.
Në “Edicionin Special” në Klan Kosova, Koci tha nuk është normale që seanca për konstituimin e Kuvendit të dështojë 40 herë.
“Tash lëvizja e parë duhet të bëhet prej LVV, topi është te Albin Kurti edhe tash edhe opozita është fajtore nëse vazhdon në këtë formë, PDK dhe LDK kanë fuqi të madhe, me pasë kaq shumë votues edhe mos me pasë forma të reagimit është e patolerueshme. Siç po shihet Kurti nuk ka me leshu pushtetin në mënyrë demokratike, duhet gjetur një mënyrë për t’i treguar se nuk mbahet pushteti në këtë formë”, tha Koci.
Ai ndër tjerash bëri me dije se e ka lajmëruar policinë e Kosovës për protestën, për të cilën garantoi se do të jetë e qetë.
Por çka do të sjellë, Koci nuk zbuloi pasi tha se “do ta lë befasi”.
Ndiqeni videon për më shumë detaje:
The post “Është befasi”: Çka po planifikon Arianit Koci me protestën e tij te Kuvendi? (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.