Comodita Home, lideri i padiskutueshëm i produkteve për shtëpinë, po vazhdon të forcojë praninë në rajon. Brendi i mijëra familjeve, sot hapi dyqanin e saj të 101-të, në qytetin e Prilepit në Maqedoninë e Veriut, në rrugën “Goce Delchev”, te ish-objekti i degës së NLB Bank.

Ky hap i ri shënon një kapitull tjetër suksesi në rrugëtimin e pandalshëm të zhvillimit të kompanisë dhe forcimin me standardet më të larta të cilësisë dhe dizajnit modern.
Përurimi, i cili u mbajt sot në orën 12:00, u kthye në një festë me dhjetëra vizitorë që u mrekulluan nga surprizat e hapjes, dhuratat e shumta dhe zbritjet deri në 75%, që vetëm Comodita Home di t’i sjellë!
Dhe jo vetëm kaq. Si pjesë e aktivitetit festiv dhe kampanjës më të madhe të vitit Black Friday, 30 blerësit e parë u shpërblyen me vauçerë dhuratë, ndërsa ofertat do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.
Të gjithë vizitorët në Prielep do të kenë mundësinë që më afër t’i gjejnë dyshekët më të kërkuar, të gjitha produktet për gjumë, kuzhinë, udhëtim e dekor, si dhe zgjidhje të personalizuara për secilën hapësirë të shtëpisë tuaj.
Dyqani i ri padyshim që ka një ambient modern dhe të kuruar me kujdes, për të pritur dhe ofruar eksperiencë fantastike të blerjes, ku cilësia, komoditeti dhe eleganca e produkteve bashkohen në një vend, për shtëpinë ideale.
Comodita Home synon të jetë jo vetëm një vend për blerje, por një partner i përditshëm i çdo familjeje, duke ofruar rehati, dizajn dhe inovacion në çdo produkt.
Në rritjen e vazhdueshme që ka pasur qysh nga themelimi, Comodita Home sot është një nga kompanitë më të njohura të produkteve për shtëpi në rajon, me një rrjet të gjerë që përfshin edhe 31 dyqane në Kosovë, 38 në Shqipëri, 31 në Maqedoninë e Veriut, si dhe prezenca në tregun e Belgjikës.
Hapja e sotme në Prilep është vetëm edhe një dëshmi e qartë se suksesi ndërtohet mbi besim, cilësi dhe dashuri për shtëpinë!
The post Comodita Home ‘mbërrin’ në Prilep, forcon praninë si brend lider në rajon me dyqanin e 101-të (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.









