Një pako me 258 letra me përmbajtje të njëjtë u lanë sot në derën e objektit të Këshillit të Evropës. Të gjitha kanë përmbajtjen e njëjtë me 7 kërkesa specifike ndaj secilit deputet të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës.
Ky veprim ishte pjesë e protestës së organizuar nga veteranët e UCK-së në Strasburg të Francës. Ata po shprehën pakënaqësinë e tyre ndaj padrejtësive në Gjykatën Speciale në Hagë kundër ish-liderëve të UÇK-së
Pakon me letra para Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës e dorëzuan nga familjarët e dëshmorëve.
Letrat u dërguan edhe me postë elektronike edhe në 258 adresa të tyre.
Bashkëluftëtarët e katërshes së UCK-së thanë se aktivitete të tilla do të vazhdojnë deri në ditën e gjykimit final.
Ndiqni kronikën:
The post Protesta e veteranëve në Strasburg – aty ku nisi padrejtësia (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.




