Home > Uncategorized > Reshjet në Prishtinë: Paralajmërimi për përmbytje i mbylli shkollat (VIDEO)

Reshjet në Prishtinë: Paralajmërimi për përmbytje i mbylli shkollat (VIDEO)

///
Comments are Off

Sikurse në shkollën “Hasan Prishtina”, mësimi nuk u mbajt as në të tjerat në kryeqytet, krejt kjo pas paralajmërimit për reshje të mëdha e vërshime.

Ndonëse për këtë njoftimi u shkoi me vonesë, prindërit të paktën në “Meto Bajraktari”, nuk u ankuan, raporton Klan Kosova.

E për orët që u humbën të martën, do të ketë zgjidhje.

Përveç në objekte arsimore, uji i grumbulluar ka arritur nivele të larta edhe në disa rrugë të lagjeve të kryeqytetit, duke vështirësuar qarkullimin në to.

Pa telashe nuk shpëtuan as shtëpitë private, si disa në Veternik.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik, edhe gjatë të mërkurës priten reshje intensive të shiut, të cilat mund të shkaktojnë rritje të menjëhershme të nivelit të ujit dhe prurjeve në disa lumenj të vendit. /Klankosova.tv

The post Reshjet në Prishtinë: Paralajmërimi për përmbytje i mbylli shkollat (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.

Verified by MonsterInsights