Home > Uncategorized > PDK prezanton listën e kandidatëve për deputetë

PDK prezanton listën e kandidatëve për deputetë

///
Comments are Off

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza ka publikuar listën e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 28 dhjetorit.

PDK-ja do të kandidojë me gjithsej 110 kandidatë, të prirë nga vetë Bedri Hamza.

Ai tha se pjesë e listës janë mbi 50 kandidatë që garojnë për herë të parë dhe 37 gra që e forcojnë përfaqësimin.

“Një përbërje që reflekton përgjegjësi dhe përkushtim ndaj interesit qytetar dhe shtetëror. Jemi bashkë dhe të përkushtuar për ta çuar Kosovën përpara”, ka shkruar Hamza./Klankosova.tv

Verified by MonsterInsights