Një person i dënuar për veprën penale “Mashtrimi” është arrestuar sot në Fushë Kosovë, në kuadër të planit operativ për ekzekutimin e urdhëresave gjyqësore, mëson ekskluzivisht Sinjali.
Rasti është regjistruar rreth orës 09:00, në rrugën “Bedri Pejani”, ku njësia e urdhëresave e Stacionit Policor Fushë Kosovë ka ekzekutuar vendimin e gjykatës ndaj Ilir (Hashim) Krasniqit, 42 vjeç.
Sipas burimeve të besueshme brenda strukturave hetimore, i dënuari është arrestuar në bazë të urdhëresës për vuajtje të dënimit me burgim në kohëzgjatje 1 vit. Pas arrestimit, ai është dërguar në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë për fillimin e ekzekutimit të dënimit.
Procedurat hetimore dhe ekzekutimi i urdhëresës janë zhvilluar në përputhje me planin operativ të Policisë së Kosovës për realizimin e urdhëresave të gjykatave.
Shënim: Personi i përmendur në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të vërtetohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.





