Home > Uncategorized > Kosova quhej “Metohi” në shkollat e Maqedonisë, VLEN: Gabimi është korrigjuar

Kosova quhej “Metohi” në shkollat e Maqedonisë, VLEN: Gabimi është korrigjuar

///
Comments are Off

VLEN ka njoftuar se përdorimi i emrit të Kosovës si “Kosovë e Metohi” në një libër të Gjeografisë për klasën e shtatë, botim i vitit 2025 në Maqedoninë e Veriut, është larguar.

Përmes një reagimi në Facebook, VLEN e quajti gabim përdorimin e emrit të Kosovës në këtë mënyrë, duke shtuar se “Gabimet e evidentuara në Librin e Gjeografisë për klasën e shtatë me mësim në gjuhën shqipe janë përmirësuar dhe kjo tashmë është punë e kryer”, transmeton Klankosova.tv.

“Korrigjimet e këtilla përkojnë me standardet shkencore dhe përcaktimin e përgjegjësisë politike për ata që për vite kanë lejuar shtrembërime të tilla. Gjeneratat e reja meritojnë tekste të sakta dhe dinjitoze dhe jo narrativat e shtrembëruara që BDI ka toleruar ndër vite. VLEN vlerëson se fëmijët tanë meritojnë libra të saktë, profesionalë dhe të përditësuara sipas standardeve bashkëkohore që korrigjimet e nevojshme të bëhen madje pa vonesë”, thuhet në reagim.

“VLEN përkushtohet për qeverisje të mirë, cilësi më të mirë në arsim si dhe kushte më të mira për nxënësit e studentët tanë”.

Verified by MonsterInsights