Mbrëmja e 7 shkurtit e vitit 2024, ishte momenti i kthesës në jetën e 39-vjeçares nga Mitrovica.
Të nesërmen, më 8 shkurt, ajo u përzu nga banesa ku kishte jetuar për 13 vite në Itali. Në atë ditë, thotë se bashkëshorti e detyroi të kthehej në Kosovë, ndërsa djali i saj, vetëm 9 vjeç, mbeti atje ku B.G kishte jetuar me bashkëshortin, A.G për gati 13 vite.
Nga ajo ditë e deri në shtator të vitit 2025, 39-vjeçarja nuk do ta shihte më fëmijën e saj. Mosmarrëveshjet, sipas saj, kishin nisur që në fillim të martesës.
Ajo tregon se xhelozia, kontrolli i tepërt, dyshimet për tradhti, si edhe dhuna psikike e fizike, ishin bërë pjesë e përditshmërisë me 42-vjeçarin.
Me kalimin e viteve, ndërsa djali rritej, ajo thotë se bashkë me të rriteshin edhe problemet mes çiftit. Për 39-vjeçaren, mbrëmja e 8 shkurtit të vitit të kaluar ishte nata më e ftohtë e jetës së saj.
Pa pasur mundësi të merrte asgjë me vete, ajo u nis për në Kosovë, për të mos u kthyer më te djali i saj. Para syve, thotë se i del vazhdimisht fytyra e djalit, i cili atë natë ishte shtangur nga frika.
Gjatë rrugës për në Kosovë, e përcjellë nga ish-bashkëshorti dhe ish-vjehrri, B.G thotë se nuk kishte thënë asnjë fjalë.
Frika i kishte hyrë në palcë se mos i bënin diçka të keqe.
Pavarësisht gjithçkaje, nëna nga Mitrovica nuk e di se ku ka mbetur rasti i saj.
Të gjitha detajet rreth këtij rasti tronditës mund t’i kuptoni në kronikën e mëposhtme të realizuar nga Kiks Kosova:



